Stuhi breshëri në Kroaci sikur të ishte dimër

Stuhi breshëri në Kroaci sikur të ishte dimër

Pas Kaštela dhe Klis, një stuhi e fortë në orët e mbrëmjes ka goditur zonën e Dugopolje, raporton Dalmacija Danas.

Për një kohë të shkurtër, mbi 10 litra reshje shiu për metër katror kanë rënë në një pjesë të Kroacisë si dhe temperatura e ajrit kanë rënë në vetëm 12 gradë Celsius.

Në Klis dhe Dugopolje breshëri i madh ka mbuluar tokën, duke bërë të duket si në kohë dimri, ku shtresa e akullit është e trashë disa centimetra, gjë që e ka vështirësuar trafikun në atë pjesë./Motilokal.com