Gjiganti gjerman i automobilave Volkswagen ka paralajmëruar se do të investojë 15 miliardë euro në prodhimin e automjeteve elektrike përmes investimit të përbashkët në Kinë, transmeton Anadolu Agency.
Kompania gjermane mendon se midis viteve 2020 dhe 2024 përmes tre investitorëve të ndryshëm, do të investojë rreth 15 miliardë euro në automjetet elektrike.
Volkswagen bën të ditur se 15 modele të ndryshme elektrike do të prodhohen në Kinë deri në vitin 2025 dhe se 35 për qind e portofolit të produkteve të kompanisë do të përbëhet nga modele elektrike.
Po ashtu Volkswagen deklaroi se prodhimi i automjeteve elektrike do të fillojë muajin e ardhshëm dhe se kompania gjermane synon të dyfishojë shitjet e automjeteve elektrike në Kinë vitin e ardhshëm./Motilokal.com
