Moti i ligë ‘pushton’ Italinë, shi, erë dhe borë [Foto]

Moti i ligë ‘pushton’ Italinë, shi, erë dhe borë [Foto]

Moti i ligë ka “pushtuar” Italinë prej ditësh, ndërsa situata është bërë edhe më e rëndë gjatë së dielës. Reshje të dendura shiu, erë e fortë dhe dëborë në zonat malore kanë përfshirë qendrën e jugun e vendit.

Mediat italiane bëjnë me dije se zonat më të prekura nga moti i ligë janë Campania dhe Toskana

Si pasojë e reshjeve të shiut disa ferma janë mbuluar nga balta në provincën e Salernos. Gjithashtu përmbytje dhe shembje pemësh si pasojë e motit të ligë janë shënuar edhe në Romë.

Ndërkohë, në Venecia, batica është e lartë, ndërsa është parashikuar që të arrijë deri në 105 centimetra të hënën në mbrëmje. E rëndë paraqitet situata në Sarno, atje ku ka pasur rrëshqitje toke, duke detyruar autoritetet të evakuojnë me qindra banorë. Në Napoli, disa shkolla janë parashikuar të qëndrojnë të mbyllura të hënën.

Mbrojtja Civile ka lëshuar alarmin se priten rrebeshe shiu dhe breshëri, të shoqëruara me rrufe dhe erë të fortë, gjatë natës.

Ndërkohë si pasojë e motit të rënduar një javë më parë ka humbur jetën një 61 vjeçar i cili u mor para nga  përmbytjet e vrullshme në Luvinate, në provincën veriore të Varese, ndërsa ishte duke vrapuar./Motilokal.com

Itali permbytje 1100x620








Image may contain: 1 person, outdoor