Dallgë dhe erë e fortë në Vlorë, rrëzohen pemë dhe kabina prej druri

Dallgë dhe erë e fortë në Vlorë, rrëzohen pemë dhe kabina prej druri

Si pasojë e motit të ligë që ka goditur qytetin e Vlorës, ka shkaktuar dëme në pjesën e Lungomarës, duke rrëzuar pemë dhe kabina të cilat qëndronin aty gjatë sezonit turistik.

Po ashtu kapitaneria e Vlorës informon se lundrimi detar i anijeve të vogla dhe anijeve të peshkimit por edhe nisja e trageteve të linjës do të vijojë të jetë i pezulluar të paktën deri në orën 15:00.

Pas kësaj ore do të vlerësohet nëse tragetet e linjës do të jenë sërish në funksion apo dhe nëse do të lejohet lundrimi i mjeteve të peshkimit dhe anijeve të vogla./Motilokal.com