Moti i ligë vijon të jetë prezent në Gjirin e Durrësit, duke krijuar pengesa në lëvizjen e trageteve në dy anët e Adriatikut.
Sipas njoftimit të Autoriteti Portual Durrës tragetet e parashikuar për të lundruar mbrëmjen e kaluar nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas, janë penguar në nisjen e tyre në oraret respektive, duke u nisur mëngjesin e sotëm.
“Forca e erës vijon të jetë me tendencë në rritje, duke pezulluar përkohësisht edhe procesin e përpunimit në Terminalin Perëndimor”, thuhet në njoftim.
Autoriteti Portual Durrës fton përdoruesit portualë, të kontaktojnë në Linjë e Gjelbër 0800 73 74./Motilokal.com

