Çadrat me veti, moti sot me shi në Shqipëri dhe Kosovë

Çadrat me veti, moti sot me shi në Shqipëri dhe Kosovë

Sot në vendin parashihet të mbajë mot me vranësira dhe reshje shiu. Ndërsa në veriperëndim e jugperëndim, reshjet do të jenë në formë shtrëngatave me intensitet deri mesatar të shoqëruara me rrufe.

Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 11 deri në 22 °C.

Dita e enjte do të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 19 deri në 24 °C.

Sipas parashikimit të Motilokal.com sot dhe nesër në Kosovë parashihet të mbajë mot i freskët, me vranësira dhe reshje shiu të shoqëruara ne bubullimë. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 16 deri në 23 °C.

E enjtja do të jetë me mot të ndryshueshëm pjesërisht me re dhe me vranësira e reshje shiu. Temperaturat për ditën e enjte do të lëvizin nga 15 deri në 23 °C./Motilokal.com