Toksinat e algave mikroskopike (cianobakteret) të ujit kanë shkaktuar ngordhjen më parë të pashpjeguara të 300 elefantëve në Botsvana këtë vit, thanë zyrtarët të botës së egër.
Cianobakteriet janë toksina që krijohen natyralisht në ujin e ndenjur dhe nganjëherë rriten në një masë të gjerë algash në ngjyrë jeshile ose blu.
Shkencëtarët thonë se fenomene të tilla të njohura si lulëzime toksike mund të kenë lidhje me ndryshimet klimatike, sepse ato preferojnë ujin e ngrohtë.
Cyril Taolo, zëvendës drejtori i Departamentit të Kafshëve të Egra dhe Parqeve Kombëtare, tha në një konferencë për shtyp se numri i elefantëve të ngordhur ishte rritur në 330, nga 281 të raportuar në korrik.
Veterinari Mmadi Reuben tha në konferencën për shtyp: "Testet tona të fundit kanë zbuluar neurotoksinat cianobakteriale të jenë shkaku i vdekjeve. Këto janë baktere që gjenden në ujë.
"Sidoqoftë kemi shumë pyetje për t'u përgjigjur, të tilla si pse vetëm elefantët dhe pse vetëm ajo zonë? Ne kemi një numër hipotezash që po hetojmë."
Shumë nga elefantët e vdekur ishin gjetur në pellgje uji por autoritetet nuk i kishin fajësuar bakteriet pasi algat shfaqen në anët e pellgjeve ndërsa elefantët pijnë nga mesi i tyre.
Ndërsa kafshët e tjera në rajonin Okavango Panhandle u shfaqën të padëmtuara.
Cianobakterialet mund të dëmtojnë njerëzit dhe kafshët, për këtë shkencëtarët janë të shqetësuar për ndikimin e tyre të mundshëm pasi ndryshimi i klimës çon në temperatura më të ngrohta të ujit, të cilat shumë cianobaktere preferojnë.
Temperaturat e Afrikës Jugore po rriten me dyfishin e mesatares globale, sipas Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike.
Popullsia e përgjithshme e elefantëve në Afrikë po bie për shkak të gjuetisë pa leje, por Botsvana, shtëpia e pothuajse një të tretës së elefantëve të kontinentit, ka parë që numrat rriten në rreth 130,000./Motilokal.com
