Moska ‘zgjeron’ pretendimet: Afërdita është planet rus

Moska ‘zgjeron’ pretendimet: Afërdita është planet rus

Një javë më parë, bëri bujë në komunitetin shkencor studimi i astronomëve anglezë dhe amerikanë që deklaruan se në atmosferën e planetit Venus, disa kilometra nga sipërfaqja e saj, gjendej një element si fosfina e cila mund të prodhohet vetëm nga qenie të gjalla.

Kreu i Roscosmos, Dmitry Rogozin, ka komentuar gjetjen, duke pohuar se për studiuesit rusë, Venusi është planet “edhe më interesant se Marsi, për të kuptuar ndryshimet klimatike”. Por ai ka shtuar diçka që ka krijuar menjëherë polemika të panumërta.

“Ne mendojmë se Venusi është planet rus, prandaj nuk duhet të mbetemi mbrapa në kërkimet”, deklaroi ai.

Rogozin i referohet faktit që teknikisht, i vetmi shtet që ka dërguar një sondë në sipërfaqen e planetit ka qenë Bashkimi Sovjetik në 1970, me misionin Venera 7.

“Projekte të misioneve në Afërditë janë përfshirë në programin tonë të qeverisë për eksplorimin rus të hapësirës për vitet 2021-2030”, tha ai.

Afërdita ka përmasa të ngjashme me tokën dhe është fqinji më i afërt planetar i yni, por ajo rrotullohet rreth diellit në drejtim të kundërt krahasuar me planetët e tjerë. Sipas agjencisë hapësinore evropiane, Rusët kanë eksperiencë kur flitet për Afërditën./Motilokal.com