Pas një periudhe të gjatë me mot të nxehtë dhe të kthjellët, tashmë erdhi koha që ditët me diell të zëvendësohen nga ditët me mot kryesisht të vranët dhe reshje shiu.
Sot në Shqipëri do të mbajë mot i nxehtë, i kthjellët dhe me diell. Temperaturat do të luhatën nga 19 deri në 28 °C.
E marta do të jetë me mot pjesërisht me re në mëngjes, ndërsa mesditë me reshje shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 19 deri në 23 °C.
Dita e mërkurë do të mbajë mot me vranësira dhe reshje të mëdha shiu. Temperaturat do të sillen prej 19 deri në 21 °C. /Motilokal.com
