Turqia goditet nga një tërmet i fuqishëm

Turqia goditet nga një tërmet i fuqishëm

Një tërmet i fuqishëm me madhësi 5.3 ka tronditur sonte rrethin Bor të provincës qendrore Turke të Niğde-s.

Tërmeti, i cili u regjistrua në orën 22:08 të mbrëmjes, kishte një thellësi prej 6.97 kilometra në nëtokë, sipas Autoritetit Kombëtar të Turqisë të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).

Sipas raportimeve të medieve tërmeti u ndie në Niğde si dhe në provincat përreth, përkatësisht Aksaray, Ereğli dhe Emirgazi në Konya.

Qytetarët e tronditur dolën në rrugë, veçanërisht në epiqendrën e tërmetit, në rrethin e Borit. Deri më tani nuk ka raportime për viktima ose dëme.

Observatori Kandilli i Universitetit Boğaziçi dhe Instituti i Kërkimit të Tërmetit njoftuan se madhësia e tërmetit erdhi në 5.4.

Turqia është e kryqëzuar me linjat sizmike dhe përjeton dridhje të vogla pothuajse çdo ditë.

Rreth 20,000 njerëz humbën jetën nga dy tërmete të mëdha në Turqinë perëndimore në vitin 1999./Motilokal.com