Greqia ka përveshur mëngët dhe tani fillon të rindërtojë atë që cikloni Ianos e shkatërroi gjatë kalimit të tij në brigjet helene.
Autoritete helene kanë njoftuar se si pasojë e ciklonit tre persona kanë humbur jetën.
Nga cikloni Ianos katastrofa më të madha janë shkaktuar në Thesali dhe Kefalonia. Kryeministri grek ka njoftuar se ditët në vijim do të shkojë në zonat e goditura.
Tashmë pasojat e shkaktuara, janë të konsiderueshme, dëmet në infrastrukturë, pritet të ndikojnë në ekonomi.
Problem i madh raportohet në prodhimet bujqësore te zonës. Fermerët nuk arritën të mbledhin dot prodhimin e tyre duke e konsideruar tanimë të humbur.
Për shkak të fenomeneve të rrezikshme të shkaktuara nga moti i ligë, Shërbimi Zjarrfikës ka marrë 2,450 thirrje për ndihmë nga zona të ndryshme në Greqi , që nga nata e 17 shtatorit 2020.
Ministri i Mbrojtjes Civili dhe i Menaxhimit të Krizave, Nikos Hardalias ka vizituar ishujt jugore të cilët u goditën nga cikloni Mesdhetar Ianos.
“Tashmë jemi përballë një situatë të vështirë dhe është koha për shumë punë. Po punohet për një rikthim të normalitetit në ishullin Kefalonia dhe Ithaca”, tha Hardalias./Motilokal.com











