Shkencëtarët kanë paralajmëruar, se disa pjesë të sipërfaqes së tokës, që gjatë gjithë vitit janë normalisht të ngrira, janë duke u shkrirë në Siberi, që sipas tyre me pasoja potencialisht shkatërruese për klimën, shkruan BBC.
Ndërsa po shkrihet, toka besohet se po lëshon sasi të mëdha të gazrave serë, duke theksuar problemin e ngrohjes globale.
Korrespondenti i BBC-së në Moskë, Steve Rosenberg ka qenë në rajonin e largët të Yakutia për të parë se si shkrirja po ndikon jo vetëm në klimë, por në peizazhin dhe jetesën në Siberi./Motilokal.com
