Sipas të dhënave të parashikimit të Observatorit Kombëtar të Athinës, Meteo.gr, gjatë ditës së premte 18/09/2020, Mesdheu pritet të goditet nga Cikloni ‘Ianos’ që do të ndikojë në ishujt e detit Jon dhe pjesën bregdetare të Greqisë qendroe, ku lartësia e valëve pritet të arrijë deri në 7 metra, siç tregohet edhe në hartën e mëposhtme të parashikimit të valëzimeve.
Ndërsa në orët e mëngjesit të së enjtes “Ianos” është ndodhur në zonën e detit midis Sicilisë dhe Peloponezit (shih imazhin satelitor) ku forcohet dhe gradualisht merr karakteristikat e një Cikloni Mesdhetar (Medicane). Presioni atmosferik në qendër të tij është rreth 1000 hPa dhe deri në mbrëmje pritet të bjerë në nivelet e 990 hPa, ndërsa erërat që e shoqërojnë atë u vlerësuan nga satelitët deri në 65 km/h.
Zëvendësministri i Mbrojtjes Civile, Nikos Hardalias, tha se fenomeni jashtëzakonisht i rrezikshëm që do të godasë vendin është një “ciklon mesdhetar”, i rrallë që po tenton të bëhet gjithnjë e më i zakonshëm.
Hardalias u bëri thirrje qytetarëve që të jenë veçanërisht të kujdesshëm, të sigurojnë shtëpitë e tyre, të kufizojnë lëvizjet e tyre dhe të strehohen nëse është e mundur në shtëpitë e të afërmve dhe miqve, veçanërisht nëse në të kaluarën ata janë përballur me përmbytje në shtëpitë e tyre./Motilokal.com
