Zjarret që kanë shkrumbuar Kaliforninë dhe pjesë të tjera të brigjeve perëndimore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, janë më të mëdhenjtë në 18 vitet e fundit, me tymin e tyre që ka mbuluar pjesë të gjera të Amerikës së Veriut e madje ka mbërritur edhe Evropën Veriore, njoftoi Shërbimi i Monitorimit të Atmosferës Copernicus.
Të dhënat satelitore nga Shërbimi i Monitorimit të Atmosferës Copernicus (CAMS) treguan se zjarret aktualisht në Kaliforni, Oregon dhe Uashington janë "dhjetëra deri qindra herë më intensive" se mesatarja e fundit.
Falë sistemeve të forta të presionit, tymi nga zjarret u bllokua përgjatë pjesës perëndimore të Amerikës së Veriut për ditë me radhë, duke krijuar cilësi potencialisht të rrezikshme të ajrit në qytetet kryesore si Portland, Oregon dhe Vancouver dhe San Francisco.
CAMS tha se kishte gjurmuar grimca të tymit nga zjarret deri në 8,000 kilometra në lindje - duke arritur në Evropën Veriore.
Sipas vlerësimeve zjarret kanë shpërndarë më shumë se 30 milion tonë dioksid karboni që nga mesi i gushtit.
"Shkalla dhe madhësia e këtyre zjarreve janë në një nivel shumë më të lartë se cilido nga 18 vitet që mbulojnë të dhënat tona të monitorimit që nga viti 2003”, tha Mark Parrington, shkencëtar në CMAS dhe ekspert i zjarrit.
"Fakti që këto zjarre po lëshojnë aq shumë ndotje në atmosferë saqë ne ende mund të shohim tym të trashë mbi 8,000 kilometra larg reflekton se sa shkatërruese kanë qenë në madhësinë dhe kohëzgjatjen e tyre."
Zjarret tashmë kanë djegur gati 5 milion hektarë të Bregut Perëndimor të SHBA-ve, duke djegur një zonë afërsisht me madhësinë e shtetit të New Jersey, ku të paktën 35 persona kanë humbur jetën.
Fatkeqësia e ka sjellë çështjen e ngrohjes globale në ballë të ligjërimit politik të SHBA-ve disa javë përpara zgjedhjeve presidenciale.
Ndërsa ka qenë historikisht e vështirë për të provuar lidhjen midis ngjarjeve individuale ekstreme të motit dhe ndryshimit të klimës, ekziston një numër në rritje i provave që tregojnë se zjarre të tilla si ato në SHBA nuk mund të ishin kaq intensive dhe të përhapura pa 1 gradë Celsius të ngrohjes së njerëzimit shkaktuar mbi epokën industriale.
Në përgjithësi, ndryshimi i klimës është provuar të amplifikojë thatësira që thajnë rajonet, duke krijuar kushte ideale për zjarret që të përhapen jashtë kontrollit dhe të shkaktojnë dëme të papara materiale dhe mjedisore.
Ndërsa ekspertët arritën në përfundimin se zjarret që goditën Australinë Lindore në fillim të këtij viti besohet se 30 për qind e tyre u shkaktua nga ngrohja globale./Motilokal.com
