Stuhia Francis ka zbuluar nga thellësitë e ujit një pyll të përmbytur që prej 4500 vitesh në Uells.
Pemët e gurët, të zbuluara në Llanrhystud, në bregun perëndimor të Uellsit, mendohet se i përkasin pyllit Cantre'r Gwaelod, pjesë e legjendës që shoqëron mitin e Mbretërisë së mbytur të Uellsit.
Mbetjet e frikshme të pyllit antik janë parë më parë në plazhin e Borth, 21 kilometra në veri në gjirin e Cardigan.
Ekspertët mendojnë që pylli i lashtë ka qenë rreth 4,5 kilometra i gjatë dhe shtrihej përgjatë bregut, para se të përfundonte nën shtresa të shumta rëre, torfe dhe ujë deti.
Sidoqoftë, zbulimi i ri në Llanrhystud sugjeron që pylli mund të jetë shumë më i madh dhe më i gjerë se sa mendohej.
Sipas legjendës, mijëra vite më parë, Mbretëria e Uellsit shtrihej për rreth 35 kilometra sipërfaqe, tashmë të përmbytur. Por një pakujdesi për të menaxhuar fluksin e ujit në kohë batice bëri që toka të përmbytej./Motilokal.com



