Pamja e një tornadoje që shkatërron gjithçka që i del për para, ku shumica e njerëzve do të iknin me shpejtësi, por jo edhe aventurieri kanadez George Kourounis.
Kanadezi i patrembur udhëton në disa nga vendet me kushtet më ekstreme atmosferike.
Aventurieri kanadez përkufizon si udhëtimin më epik të jetës së tij ditën kur zbriti brenda kraterit Darvaza në Turkmenistan, i tëri i përfshirë nga flakët, duke vendosur edhe një rekord “Guinness” në nëntor 2013.
I mbiquajtur “dera e ferrit”, gropa rreth 30 metra e thellë dhe 70 e gjerë, është formuar rreth 50 vite më parë, ndërsa sovjetikët shponin tokën në kërkim të gazit natyror. Në një moment, pas një rrjedhjeje metani, gropa mori flakë dhe qëndron në atë gjendje që prej asaj dite./Motilokal.com

















