Dorëzohet Apple, e vendos Kosovën në hartë

Dorëzohet Apple, e vendos Kosovën në hartë

Kosova më në fund ka arritur të futet në hartat e Apple. Peticioni i nënshkruar nga 197 mijë e 175 qytetarë në change.org, duket se ka pasur sukses. Apple ka vendosur Kosovën në hartat e saj.

Kjo është bërë e ditur në faqen change.org ku edhe është nënshkruar peticioni.

Megi Cara e cila ka shkruar në platformën online “Change”, duke dhënë lajmin e mirë.


“Fitore! Bashkimi bën fuqinë! Jam shumë krenare të them se Koosva është futur në Hartat e Apple”, ka shkruar ajo.

Ndër emrat e njohur që kishin kërkuar vendosjen e Kosovës në hartat e Apple ishin edhe këngëtaret Rita Ora, Dua Lipa e Bebe Rexha.

Ato kishin shpërndarë nëpër profilet e tyre në rrjetet sociale kërkesën ndaj Apple, për ta vendosur Kosovën në hartë.

Ndërsa fushatës i ishin bashkuar edhe politikanët. Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, Ministria e MPJ, Meliza Haradinaj-Stublla, ministri Genc Cakaj, qenë ndër ata të cilët i kërkuan Apple të marrë masat për vendosjen e kufijve të Kosovës në hartat e saj./motilokal.com