Kockat e fosilizuar të një dinozauri, që mendohet të jenë 166 milionë vjeçare, janë gjetur nga një shkencëtare, teksa po vraponte përgjatë bregut për t’u bashkuar me ekipin e saj kërkimor, shkruan Daily Mail.
Elsa Panciroli bëri zbulimin në Ishullin e Eigg të Skocisë, që sipas saj është fosili i parë që është gjetur në ketë vend dhe i përket një dinozauri.
Në Skoci, fosilet e kockave të dinozaurëve ishin gjetur më parë vetëm në Ishullin e Skye.
Kocka e gjymtyrëve është rreth 50 cm e gjatë dhe mendohet se i përket një dinosauri stegosaurian, si stegosaurus.
Ajo tha se në 200 vjet kërkimi në zonë askush nuk ka gjetur më parë një dinozaur, kështu që ky është mjaft i veçantë dhe një gjetje jashtëzakonisht e rëndësishme.
Kocka e gjetur është e gjatë rreth 5 metra dhe u gjet në një gur në pyllin e ishullit. Megjithëse e dëmtuar, një ekip paleologësh u mblodh për të studiuar gjymtyrën e pasme të gjetur të krijesës.
Kocka u dërgua në një laborator për t’u hequr nga shkëmbi dhe për të parë se cilit lloj dinozauri i takon./Motilokal.com
