Vendi ynë vijon të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku gjatë ditës së sotme dhe dy ditëve në vijim do të kemi mot të nxehtë, të kthjellët dhe me diell. Pasi nga sot mbi rajonin e Ballkanit do të depërtojnë masat e nxehta nga Afrika e Veriut.
Sipas parashikimit të Motilokal.com dita e premte do të mbajë mot i nxehtë, i kthjellët dhe me diell. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 23 deri në 31 °C.
Dita e shtunë do të jetë me mot të nxehtë, të kthjellët dhe me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 24 deri në 32 °C.
Edhe e diela do të mbajë mot të nxehtë, të kthjellët dhe me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 24 deri në 33 °C.

Ndërsa në Kosovë ditët e fundit të muajit gusht parashihet të mbizotëroj mot tipik veror, i nxehtë dhe me kthjellime. Një valë e të nxehtit afrikan do ta përfshijë këto ditë vendin ku do të regjistrohen temperatura deri në 33 °C.
Sot në Kosovë do të mbajë mot i nxehtë i kthjellët dhe me diell. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 16 deri në 28 °C.
Dita e shtunë do të jetë me mot të kthjellët dhe me diell, pasdite pjesërisht me re vende-vende mundësi për reshje shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 19 deri në 30 °C.
Edhe e diela do të mbajë mot të nxehtë të kthjellët dhe me diell. Temperaturat do të luhaten nga 19 deri në 33 °C. /Motilokal.com
