Ditët e fundit të muajit gusht në Kosovë parashihet të mbizotëroj mot tipik veror, i nxehtë dhe me kthjellime. Një valë e të nxehtit afrikan do ta përfshijë këto ditë vendin ku do të regjistrohen temperatura deri në 33 °C.
Sot në Kosovë do të mbajë mot i nxehtë i kthjellët dhe me diell. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 16 deri në 28 °C.
Dita e shtunë do të jetë me mot të kthjellët dhe me diell, pasdite pjesërisht me re vende-vende mundësi për reshje shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 19 deri në 30 °C.
Edhe e diela do të mbajë mot të nxehtë të kthjellët dhe me diell. Temperaturat do të luhaten nga 19 deri në 33 °C. /Motilokal.com
