Një grup shkencëtarësh australianë bënë me dije se Toka po kalon nëpër një re radioaktive të madhe, e cila është lënë mbrapa nga një yll që po shpërthen përgjatë 33.000 viteve të fundit.
Hulumtimi, i botuar në revistën “Proceedings of the National Academy of Science”, pohoi se nën valët e oqeanit, pluhuri radioaktiv tregon se Toka ka udhëtuar nëpër mbetje radioaktive nga një yll i vdekur që ka të ngjarë të kishte origjinën miliona vjet më parë.
Gjurmë të qarta të hekurit-60 (Fe-60), një izotop radioaktiv, u zbuluan në hulumtimin e kryer mbi llumrat 33.000-vjeçare të detit të thellë të marra nga shkencëtarët nga dy zona të ndryshme.
Shkencëtarët dolën në përfundim pasi shqyrtuan sedimentet në det të thellë të mbledhur nga dy rajone të ndara në Oqeanin Indian. Ata zbuluan se Toka ishte mbjellë vazhdimisht nga hapësira me një izotop të rrallë hekuri, i cili ishte i farkëtuar në supernova. Me fjalë të tjera, yjet e vjetër të shpërthyer vazhdojnë të bien shi në planetin tonë.
Izotopo, i njohur si hekuri-60 shpërbëhet plotësisht në 15 milionë vite dhe është pikërisht prania e këtij izotopi radioaktiv, analizuar në dhjetëvjeçarët e fundit në materialet e lindura në fillesat e sistemit diellor (meteoritë etj), që shpuri shumë shkencëtarë të imagjinonin një orgjinë “shpërthyese” të sistemit tonë planetar.
Disa vite më parë, astronomët njoftuan zbulimin e pranisë së izotopit hekur-60 në hapësirën përreth Tokës./Motilokal.com


