Vlerësimi i pasurisë natyrore, trashëgimisë kulturore dhe historike të rajonit të Ballkanit Perëndimor është i rëndësishëm për zhvillimin e turizmit në këtë rajon.
Bashkimi Evropian deri më tani ka financuar më shumë se 1,000 kilometra shtigje të pandërprera në distanca të gjata me qëllim zhvillimin e turizmit.
Zyra e Bashkimi Evropian në Shqipëri ka publikuar disa pamje siç e përshkruan peizazhe të mrekullueshme të Via Dinarica që lidh Bosnjë-Hercegovinën, Malin e Zi, Kosovën dhe Shqipërinë.
“Këto peizazhe të mrekullueshme janë pjesë e Via Dinarica që lidh Bosnjë-Hercegovinën, Malin e Zi, Kosovën dhe Shqipërinë. Më shumë se 1,000 km shtigje të pandërprera në distanca të gjata janë financuar nga BE me qëllim zhvillimin e turizmit vendor dhe vlerësimit të pasurisë unike natyrore, trashëgimisë kulturore dhe historike të rajonit të Ballkanit Perëndimor”, shkruan Zyra e Bashkimi Evropian në Shqipëri./Motilokal.com









