Të paktën 86 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e mëdha që nga fillimi i muajit gusht në Sudan, transmeton Anadolu Agency.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme që nga 1 gushti kanë humbur jetën 86 persona nga përmbytjet në vend.
Për shkak të përmbytjeve janë dëmtuar 50.102 hektarë tokë dhe kanë ngordhur mbi 5.000 bagëti të trasha.
Instituti i Meteorologjisë në Sudan paralajmëroi se reshjet do të vazhdojnë edhe ditëve në vijmë./Motilokal.com


