Rreth 90 persona kanë humbur jetën si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm monsune që kanë pushtuar Pakistanin gjatë tre ditëve rresht, ndërsa janë shkatërruar mbi 1000 banesa, njoftoi Agjencia Kombëtare për Menaxhimin e Fatkeqësive.
Rrugët dhe shtëpitë u përmbytën të martën nga ujërat e zeza, ku sistemet e kullimit dhe kanalizimeve janë të vjetruara. Shumë njerëz mbetën të izoluar, të paaftë për të lënë shtëpitë ose zyrat e tyre pasi uji i shiut kishte bllokuar rrugët.
Sipas njoftimit të Zyrës Meteorologjike shirat pritet të vazhdojnë edhe këtë javë në disa rajone të Pakistanit.
Pothuajse për çdo vit Pakistani përballet me përmbytje për shkak të reshjeve të mëdha që zgjasin nga korriku deri në shtator./Motilokal.com








