Një parashutist bëri lëshimin e parë në botë nga një aeroplan me energji diellore, të martën pasi avioni u ngrit në një lartësi prej 1520 metrash mbi Zvicrën perëndimore, thanë organizatorët zviceranë.
Avioni prototip me dy ulëse bëri fluturimin në mot të mirë dhe për të krijoji energji të rinovueshme. Parashutisti Raphael Domjan arriti një shpejtësi prej 150 kilometrash në orë gjatë kërcimit, duke zbritur në afërsi të bazës së projektit në Payerne.
"Sot ka shumë gjëra që ndodhin për herë të parë, por më e rëndësishmja është lëshimi për herë të parë nga një avion elektrik. Dhe kjo është diçka që po ndryshon të ardhmen për këtë sport dhe për parashutistët në përgjithësi", tha Domjan, shtytësi i projektit SolarStratos dhe i cili bashkë-pilotoi aeroplanin.
"Është hera e parë që bëmë një hedhje të tillë me parashutë. Unë u ngrita lartë me energjinë që vinte nga panelet diellore të aeroplanit", tha ai.
Në vitin 2022, skuadra synon të kryejë një fluturim në lartësi të lartë të mundësuar ekskluzivisht nga energjia diellore, duke u munduar të arrijë në stratosferën me një lartësi prej 20,000 metrash./Motilokal.com
