Një ngjarje që mund të kishte përfunduar në tragjedi ka ndodhur në fshatin grek Antirrio.
Një vogëlushe mes moshës 4-5 vjeçe po luante në det kur rryma e tërhoqi atë.
Vajza e vogël gjendej disa qindra metra në thellësi të detit, larg vendit ku po bënin plazh prindërit, të cilët të alarmuar për mungesën e saj.
Kapiteni i trageteve Salaminomachos i cili vuri re vogëlushen aktivizoi menjëherë manvrat e shpëtimit.
Vogëlushja u gjet e frikësuar, e kapur fort pas kamërdares, por pa probleme shëndetësorë, ndërsa të gjithë e konsideruan këtë ngjarje një mrekulli.
Autoritetet greke njoftuan se pas hetimeve zbuluan se ajo ishte duke luajtur në breg të detit me babain, rreth 500 metra larg vendit ku u gjet nga trageti. Një rrymë e fortë ajri e mori kamërdaren duke e larguar gjithnjë e më shumë nga bregu. Për fat të mirë, dallgët nuk ishin të larta dhe vajza ishte mbajtur fort tek kamërdarja duke bërë që të mos rrëzohej prej andej./Motilokal.com
