Satelitët e NASA-s kanë kapur imazhe të stuhive tropikale Laura dhe Marco, që të dyja nga Atlantiku dhe janë drejtuar për në brigjet e Amerikës. Që të dyja janë gati të arrijnë potencialin e një stuhie dhe Qendra Kombëtare e Uraganit e Agjencisë për Atmosferën dhe Oqeanet (NOAA) ka lëshuar disa paralajmërime.
Sateliti Tokë i NASA-s fotografoi stuhinë Laura. Imazhet me infra të kuqe tregojnë se temperaturat më të larta të reve zbresin në minus 62.2 gradë dhe mund të gjenerojnë shira të rrëmbyshëm. Laura është duke goditur Republikën Dominikane, Bahamas dhe Kubën.
"Është gati të arrijë potencialin e saj, vëren NASA dhe vazhdon të sjellë shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje vdekjeprurëse në Haiti dhe Republikën Dominikane".
Një tjetër satelit i NASA-s, Suomi, kapi dje pamjet të stuhisë tropikale Marco, e cila është gati të arrijë forcën e një stuhie në Gjirin jugor të Meksikës. NOAA ka lëshuar disa paralajmërime për Morgan City në Luiziana dhe për Mississippi./Motilokal.com
