Dita sot nis me mot të kthjellët dhe me diell, nga mesdita dhe gjatë mbrëmjes priten zhvillime të vranësirave, me rrebeshe shiu dhe bubullima, në disa pjesë të Kosovës me mundësi edhe për breshër.
Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 19 deri në 23 °C.
E enjtja do të jetë me mot pothuajse të kthjellët në orët e para të ditës, ndërsa pasdite pjesërisht me re dhe vende-vende me reshje lokale shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 15 deri në 23 °C. /Motilokal.com
