Mot me vranësira, shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima pritet sot në Shqipëri

Mot me vranësira, shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima pritet sot në Shqipëri

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte jo të qëndrueshme atmosferike. Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të shoqëruara me reshje shiu dhe mundësi për stuhi të shoqëruara me bubullima dhe shkarkesa rrufeshë.

Sot do të mbajë mot pothuajse i kthjellët në orët e para të ditës, ndërsa pasdite me mundësi për rrebeshe shiu dhe bubullima. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 24 deri në 28 °C.

Dita e enjte do të jetë me mot të nxehtë, të kthjellët dhe me diell. Temperaturat do të lëvizin nga 19 deri në 29 °C./Motilokal.com