Licencohen edhe tetë laboratorë tjerë për kryerjen e testimeve për COVID-19

Licencohen edhe tetë laboratorë tjerë për kryerjen e testimeve për COVID-19

Ministria e Shëndetësisë (MSH) ka vazhduar me licencimin e laboratorëve privatë për të kryer testimet për COVID-19, sot ka publikuar edhe listën e tretë të laboratorëve të licencuar.

“Gjeni në vijim listën e laboratorëve të tjerë të cilëve Bordi për Licencim të Institucioneve Shëndetësore Private i MSh-së u ka miratuar kërkesën për kryerje të testeve serologjike për SARS COV2”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Ministria deri më tani ka licencuar 47 laboratorë./Motilokal.com