ZDF: Në Kosovë koronavirusi ka dalë jashtë kontrolle – Çdo ditë ndodhin nga 12 vdekje

ZDF: Në Kosovë koronavirusi ka dalë jashtë kontrolle – Çdo ditë ndodhin nga 12 vdekje

Televizioni Publik gjerman “ZDF” i ka kushtuar një storie pandemisë COVID-19 me të cilën po ballafaqohet Kosovë.

Sipas ZDF situata me COVID ka dalë jashtë kontrollit.

Mediumi gjerman thekson se nga afër dy milionë banorë sa ka Kosova, ndodhin çdo ditë nga 12 vdekje nga COVID-19.

ZDF po ashtu përshkruan edhe gjendjen e rëndë nëpër spitale, duke theksuar se ka mungesë të respiratorëve, shtretërit e kujdesit intensiv pothuajse janë të zënë të gjithë.

“Rritja e numrit të të infektuarve dhe të vdekurve vjen si pasojë e çlirimit të masave anti-COVID nga qeveria në fillim të qershorit”, thotë ZDF./Motilokal.com

Linku i plotë:

https://www.zdf.de/nachrichten/heute-in-europa/kosovo-corona-ausser-kontrolle-100.html