
Pas tërmetit në fundjavë, vendin tonë e ka përfshirë stuhi dhe reshje të shumta shiu gjatë mbrëmjes të së hënës, duke sjellë bllokime e disa rrugëve.
Nga reshjet e mëdha të shiut rrugët në kryeqytet janë bërë të vështira për qarkullim.
Nga reshjet e mëdha është pezulluar mësimi në tri shkolla të Tiranës për shkak të përmbytjeve të kateve të para.
Për ketë ka reaguar edhe kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, në profilin e tij në Facebook, duke iu bërë apel qytetarëve që të minimizojnë lëvizjet pas stuhisë së shiut që përfshiu Tiranën.
Ai ka postuar edhe disa foto ku shihen pemë të rrëzuar dhe tregon se po punohet për pastrimin e rrugëve.
Reshjet e mëdha të shiut kanë goditur edhe Fushë-Krujën, ku uji ka depërtuar në katet e para të banesave.
Po ashtu mësohet se rrëshqitjet e gurëve në rrugën Burrel-Milot nga shiu i dendur kanë penguar qarkullimin normal të mjeteve.
Ndërsa në raportohet se disa fshatra të Dibrës kanë mbetur pa energji elektrike. Probleme të mëdha janë shfaqur edhe në Lezhë dhe Krujë, ku reshjet e dendura të shiut rrezikojnë të përmbytin edhe shtëpi banimi.
Kurse aksin Rrëshen-Bukmirë si pasojë e reshjeve ka patur rrëshqitje gurësh dhe dherash duke bllokuar kështu këtë aks. /Motilokal.com