
Në shkurt të vitit 2019, Kuvendi i Republikës së Kosovës, kishte marrë vendim për ndërtimin e qendrës së parë të Astronomisë në Kosovë. Sipas organizatës së astronomisë ‘Astronomy Outreach of Kosovo’, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, nën udhëheqjen e Ministrit Shyqyri Bytyqi, ka bllokuar të gjitha fondet që janë dedikuar për ndërtimin e kësaj qendre.
Për ketë kjo organizatë do të protestoj ditën e enjten para kësaj ministrie për të kundërshtuar pengesat për ndërtimit të Observatorit nga ana e MASHT-it.
Njoftimi i plotë i organizatës Astronomy Outreach of Kosovo’:
Kosova ka studentë që duan t’i realizojnë ëndrrat e tyre duke punuar dhe duke ju përkushtuar drejtimit që ata e favorizojnë, mirëpo përkrahje institucionale, më saktësisht MASHT, nuk po i del krah studentëve që duan me punë e përkushtim të arrinin qëllimin për ndërtimin e Observatorit dhe Planetariumit të parë në Kosovë. Nën udhëheqjen e Ministrit Bytyqi, MASHT ka bllokuar të gjitha fondet që janë dedikuar për ndërtimin e kësaj qendre, duke ia rrënuar ëndrrat studentëve në këtë drejtim.
Ndërkaq, organizata e astronomisë Astronomy Outreach of Kosovo, ju bënë thirrje të bashkoheni me ne në protestën që do të organizojmë para ndërtesës së Ministrisë së Arsimit, të Enjten, me 26 shtator 2019, duke filluar nga ora 11:00 - 12:00, për të kundërshtuar pengesat e ndërtimit të Observatorit nga ana e MASHT-it. /Motilokal.com