
Tërmetet janë një dukuri natyrore e rrezikshme. Ato kanë shkaktuar vdekjen e mbi 13 milionë njerëzve gjatë 4000 viteve të fundit. Kjo është një shifër e përllogaritur me përafërsi, referuar burimeve të kohës.
Së fundmi Shqipëria për dy ditë rresht është goditur nga tërmetet me magnitudë 5.6 rihter që është ndier 7.5 ballë dhe 25 lëkundje me magnitudë 3 deri 4.
Njohësi i emergjencave Tahir Ahmeti në një postim ka shkruar se duke pas parasysh pozitën gjeografike por edhe afërsinë e vendit tonë me shtetin shqiptar, atëherë edhe ne mundë të jemi të rrezikuar prej këtyre tërmeteve të cilat mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim.
Ai ka treguar edhe si ndodhin tërmet si shkaktohen edhe a parashikohen dhe parandalohen.
“Tërmetet ndodhin për shkak të lëvizjes së pllakave tektonike, lëvizjes së kores së tokës apo shpërthimeve shumë të mëdha që lëshojnë shumë energji, dhe si pasojë ndodhë lëkundja e tokës (e njohur si tërmet)”, ka theksuar Ahmeti.
“Ditëve të fundit jemi dëshmitarë të tërmeteve mjaftë të shpeshta që po ndodhin në Shqipëri.
Duket pas parasysh pozitën gjeografike por dhe afërsinë e vendit tonë me shtetin shqiptar, atëherë edhe ne mundë të jemi të rrezikuar prej këtyre tërmeteve të cilat mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim dhe mund të shkaktojnë dëme materiale por edhe të rrezikojnë jetën e qytetarëve të Kosovës, edhe pse vendi ynë nuk rezulton se ka një aktivitet të lartë sizmik”, u shpreh Ahmeti.
Njohësi i emergjencave Ahmeti theksoi se tërmetet nuk mund të parashikohen apo parandalohen, por ne mund të mësojmë se si të mbrohemi prej tyre dhe si duhet të veprojmë në raste të tilla, në mënyrë që pasojat të jenë sa më të vogla. /Motilokal.com