Mot i vranët dhe me shi këtë javë në Maqedoninë e Veriut

Mot i vranët dhe me shi këtë javë në Maqedoninë e Veriut

Në ditën e parë të vjeshtës, moti në Maqedoninë Veriore do të mbajë mot me vranësira dhe me reshje shiu. Temperaturat për ditën e sotme do të lëvizin nga 15 deri 21 °C. Era do të fryjë 1 m/s në drejtim të verilindjes.

Mëngjesi i ditës së marte do të jetë me shi, ndërsa mesdita pjesërisht me re. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 16 deri 20 °C.

E mërkura pritet të mbajë mot pothuajse të kthjellët. Temperaturat do të lëvizin nga 17 deri 23 °C. /Motilokal.com