Java e fundit e shtatorit me shi në Kosovë

Java e fundit e shtatorit me shi në Kosovë

Prej sot fillon vjeshta në hemisferën veriore dhe njëkohësisht në hemisferën jugore fillon pranvera. Moti sot mbi Kosovë do të mbretërojë mot i vranët dhe me reshje shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh. Temperaturat për ditën e sotme do të lëvizin nga 14 deri 18 °C. Era do të fryjë 2 m/s në drejtimi të jugut.

Reshje shiut parashihet të ketë edhe ditën e marte dhe të enjte. Temperaturat për ditën e marte parashihet të lëvizin prej 14 deri në 19 °C. Ndërsa të mërkurën do të mbajë mot pjesërisht me re, temperaturat pritet të lëvizin nga 12 deri në 19 °C. /Motilokal.com