
Moti sot në vendin tonë do të jetë i vranët me reshje shiu që do të intensifikohen gjatë mbrëmjes dhe në orët e para të ditës së martë me stuhi dhe bubullima. Temperaturat sot parashihet të lëvizin prej 18 deri në 20 °C. Era do të fryjë 3 m/s në drejtim të juglindjes.
Edhe dita e martë do të mbajë mot me shi, ku temperaturat do të lëvizin nga 19 deri 20 °C. Ndërsa të mërkurën mëngjesi do të jetë i kthjellët, kurse gjatë mesditës pritet reshje të lehta shiu. Temperaturat pritet të lëvizin prej 16 deri në 24 °C. /Motilokal.com