
“Na ndihmoni ta shpëtojmë tokën” dhe “Nuk ka një planet B” ishin disa prej pankartave që mbanin në duar fëmijët dhe nxënësit e Prishtinës që u kishin dalë të protestonin kundër ndryshimeve klimatike bashkë me bashkëmoshatarët e tyre në 150 vende të ndryshme të botës.
Duke u bërë pjesë e nismës globale të veprimit ndaj ndryshimeve klimatike, vetëdijesohemi, i vetëdijësojmë brezat e rinj dhe flasim me një zë me botën për rëndësinë e parandalimit të efekteve të ndryshimeve klimatike në planetin Tokë. /Motilokal.com