Një krijesë e rrallë është nxjerrë në rërë nga dallgët në një plazh në Australi, duke lënë të habitur turistët.
“Bisha”, e njohur ndryshe si peshku i diellit që jeton nëpër oqeane, u gjet nga turistët në grykën e lumit Kennett në bregdetin jug-perëndim të Viktorisë.
Cath Rampton dhe bashkëshorti i saj Tom, që të dy janë veterinerë më profesion, mbetën të shokuar kur hasën në këtë peshk gjigant për të cilin dyshja nuk kishin dëgjuar kurrë më parë.
Rampton tha për Daily Mail Australia, se peshku ishte afro dy metra i gjatë i gjerë dhe i lartë.
'Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë më parë”, tha ajo.
Peshku i diellit mund të rritet deri në 3 metra të gjatë, 4.2 metra të lartë dhe mund të peshojnë deri në 2.5 ton./Motilokal.com