Shkencëtarët në Portugali krijojnë maskë të ripërdorshme që vret 99 për qind të koronavirusit brenda 30 minutash

Shkencëtarët në Portugali krijojnë maskë të ripërdorshme që vret 99 për qind të koronavirusit brenda 30 minutash

Shkencëtarët në Portugali po pretendojnë se kanë bërë hapa gjigante në fushën e teknologjisë për mbrojtjen nga COVID-19.

Ata kanë projektuar një maskë të re për fytyrën me një shtresë speciale për të cilën ata thonë se ndihmon në "çaktivizimin" e koronavirusit të ri kur agjenti patogjen bie në kontakt me materialin e maskës.

Ekipi thotë se ky efekt mbrojtës mbetet i njëjtë edhe pas 50 larjeve, duke e bërë maskën shumë të ripërdorshme.

Veshja e maskës ka aftësinë të reduktojë njësitë infektuese të virusit deri në 99 për qind brenda 30 minutash sipas Pedro Simas të Institutit të Mjekësisë Molekulare të Lisbonës, një nga virologët që ka punuar në këtë projekt.

Ai këmbëngul që maska në përgjithësi, e kombinuar me masat e distancës fizike, dy faktorë vërtet vendimtarë për të ndaluar avancimin e COVID-19.

"Këto viruse transmetohen përmes pikave të mëdha me diametër rreth një milimetër", shpjegoi ai. "Pra, çdo pengesë që ndalon qasjen e këtyre pikave të mëdha në sistemin tuaj të frymëmarrjes është shumë e efektshme."

"Maska e re përveç se një barrierë fizike mund të japë dhe një mbrojtje kimike", tha ai.

Përbërësi aktiv i këtyre maskave tashmë është testuar me sukses nga Instituti Francez Pasteur de Lille kundër virusit H1N1 dhe kundër rotavirusit, tha IMM në një deklaratë.

Ajo nuk përmban substanca të dëmshme dhe mund të përdoret me shumë siguri. Shkencëtarët këmbëngulin se dhe pse mund të jetë e sikletshme, mbajtja e maskës është një sakrificë shumë e vogël që shpëton jetë njerëzish./Motilokal.com