Shqipëria zgjohet nga dridhjet e tokës

Shqipëria zgjohet nga dridhjet e tokës

Një natë jo të qetë kaluan qytetarët shqiptarë e veçanërisht banorët e Tiranës dhe Durrësit nga tërmetet që goditën vendin në mesnatë dhe orët e mëngjesit të ditës së sotme.

Rreth orës 2:28 minuta është regjistruar një tërmet me magnitudë 4.4 ballë. Sipas të dhënave nga Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane, epiqendra e tërmetit ishte 28 kilometra në perëndim të Tiranës, 4 kilometra në verilindje të Durrësit dhe 6 kilometra në perëndim të Shijakut.

Një tjetër është regjistruar rreth orës 2:48 minuta me magnitudë 3.5, epiqendra e tij ishte deti Adriatik, 34 kilometra në perëndim të Tiranës dhe 3 kilometra në veriperëndim të Durrësit.

Si duket nuk do të ndalën tërmetet, një i tillë me magnitudë 3.2 u regjistrua në orën 4:19 minuta të mëngjesit me epiqendër 31 kilometra në perëndim të Tiranës, 3 kilometra në veri të Durrësit dhe 10 kilometra në perëndim të Shijakut.

Një minutë me vonë apo në ora 4:20 vendi ynë u godit nga një tjetër tërmet. Lëkundjet e tërmetit janë regjistruar me epiqendër në detin Adriatik, 35 kilometra në veriperëndim të Tiranës dhe 19 kilometra në jugperëndim të Mamurrasit. Magnituda 3.4 ballë.

Tërmetet vazhdojnë ta shkundin Shqipërinë. Një i tillë me magnitudë 3.5 ballë, u regjistrua rreth orës 6:46 të mëngjesit të sotëm me epiqendër 30 kilometra në perëndim të Tiranës 2 kilometra në lindje të Durrësit dhe 9 kilometra në perëndim të Shijakut.

Po ashtu një tjetër tërmet u regjistruar sot rreth orës 8:25 minuta 30 kilometra në perëndim të Tiranës dhe 9 kilometra në veri të Durrësit. Magnituda e tërmetit ishte 3.2 ballë.

Dhe dy tërmetet e fundit u regjistruan njëri në orën 9:05 minuta me magnitudë 3.5 ballë 2 kilometra në veri të Durrësit dhe tjetri 9.09 minuta me magnitudë 3.4 ballë, 8 kilometra në perëndim të Durrësit./Motilokal.com