Mbërrin i nxehti afrikan në Shqipëri, temperatura deri në 38 °C

Mbërrin i nxehti afrikan në Shqipëri, temperatura deri në 38 °C

Në vendin tonë do të vijon depërtimi i masave të nxehta nga Afrika. Që nga sot e deri javën e ardhshme do të mbizotërojë mot përvëlues me temperatura të larta që do të arrijnë deri në 38 °C në tërë territorin e Shqipërisë.

Sot do të mbajë mot i nxehtë i kthjellët dhe me diell. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 28 deri në 35 °C.

Dita e enjte do të jetë edhe më e nxehtë dhe me temperatura të larta. Temperaturat do të lëvizin nga 25 deri në 37 °C./Motilokal.com