Gjiganti italian ‘Eni’ zbulon naftë në shkretëtirën perëndimore të Egjiptit

Gjiganti italian ‘Eni’ zbulon naftë në shkretëtirën perëndimore të Egjiptit

Gjiganti italian i energjisë "Eni" ka njoftuar për një zbulim të ri të naftës dhe prodhimit në Koncesionin Jug-Perëndim të Meleiha-s, në shkretëtirën perëndimore të Egjiptit, rreth 130 kilometra në veri të oazës Siwa, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimeve prodhimi në koncesion filloi një vit më parë dhe tani arrin më shumë se 12.000 miliardë fuçi nafte në ditë.

Kompania “Eni” bëri të ditur se pusi i ri është shpuar afër ndërtesave ekzistuese të prodhimit dhe tashmë është i lidhur me rrjetin e prodhimit.

"Prodhimi nga Koncesioni Jug-Perëndim Meleiha filloi në korrik të vitit 2019 dhe për vetëm një vit arriti në 12.000 miliardë fuçi në ditë falë kontributit të zbulimeve të reja", tha kompania Eni në një deklaratë.

Kompania në fjalë, e cila operon në Egjipt që nga viti 1954, po zbaton strategjinë e saj të eksplorimit në terren të afërt në shkretëtirën perëndimore të Egjiptit përmes kompanisë AGIBA, një ndërmarrje e përbashkët me Korporatën e Përgjithshme të Naftës Egjiptiane (EGPC)./Motilokal.com