OBSH tregon kush duhet të mbajë maskë mjekësore dhe jomjekësore

OBSH tregon kush duhet të mbajë maskë mjekësore dhe jomjekësore

Mbajtja e maskave gjatë pandemisë së koronavirusit nuk na mbron absolutisht nga ky virus, por tani për tani, ndërsa nuk ka vaksinë dhe kurë, është mjeti i vetëm që mund të na mbrojë deri diku dhe të zvogëlojë përhapjen e kësaj sëmundje.

Çështja e mbajtjes së maskës është bërë temë diskutimi se cila maskë ka efekt më shumë ajo mjekësore apo ato të bëra vetë, të cilat mund t’i lajmë dhe t’i përdorim disa herë.

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka dhënë një sqarim se kush, kur dhe si duhet të vishen maskat mjekësore, dhe kush mund t’i veshë ato jomjekësore.

Sipas tyre, maskat mjekësore ose të njohura më mirë si maskakirurgjikale, rekomandohen të vishen nga profesionistë të kujdesit shëndetësor, njerëz me simptoma të koronavirusit dhe ata që kanë qenë në kontakt të ngushtë me të infektuarit ose dyshojnë se janë të sëmurë.

Në shpjegimin e OBSH-së lidhur më ketë thuhet se nuk është e mundur të mbash një distancë sociale prej të paktën një metër, maska mjekësore duhet të vishen nga persona më të vjetër se 60 vjeç, por edhe nga ata që kanë sëmundje kronike.

Ndërsa maskat jomjekësore mund të parandalojnë përhapjen e virusit.

OBSH thotë se kjo lloj maske mund të vishet nga njerëz që nuk kanë simptoma, ku virusi është i përhapur dhe kur nuk ka mundësi të distancimit fizik.

Ndërsa shtojnë se maska me kanavacë mund të vishen nga njerëz që janë në kontakt të ngushtë me njerëz, siç janë punonjësit socialë, arkëtarët nëpër dyqane, kamerierë… Këto maska duhet të vishen edhe në transportin publik ose taksitë, në punë nëse ulen me më shumë se një person në të njëjtën dhomë, në dyqane dhe në tubime publike.

OBSH thekson se maskat nuk duhet të preken me duar të ndyra dhe të mbahen në pjesë të tjera të kokës dhe herë pas here të kalojnë gojën dhe hundën, pasi ato janë joefektive në këto raste.

Më tej OBSH deklaron se maska nuk mund të na mbrojë nga virusi, nëse nuk respektojmë masa të tjera parandaluese në të njëjtën kohë, siç është larja e duhur dhe e shpeshtë e duarve dhe ruajtja e distancës fizike./Motilokal.com