68 të lënduar nga tërmeti në Shqipëri

68 të lënduar nga tërmeti në Shqipëri

Shqipëria është goditur nga një tërmet i fortë me epiqendër në detin Adriatik, pak kilometra larg Durrësit.

Sipas njoftimeve deri me tani janë regjistruar tri lëkundje tërmeti njëri me magnitude 5.8 të shkallës Rihter dhe intensitet prej 7.5 ballësh, ndërsa dy të tjera më të lehta. Lëkundjet janë ndier në Tiranë, Gjirokastër, Pogradec, Fier, Dibër e Shkodër.

Tërmeti ka krijuar panik te banorët, qytetarë të shumtë kanë mbushur rrugët në të katër anët e vendit.

Deri me tani sipas njoftimeve rreth 67 qytetarë kanë mbetur të lënduar nga tërmetet i fuqishme që tronditën vendin, të cilët kanë marrë ndihmën mjekësore në Spitalin e Traumës. Mësohet se mes të lënduarve është edhe një fëmijë.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në mbrëmje ka vizituar të lënduarit nga tërmeti në Spitalin e Traumës, ku pa nga afër gjendjen e tyre shëndetësore të lënduar si pasoje e tërmetit.

“68 të lënduar kanë marrë shërbim në spitale, kryesisht Tiranë dhe Durrës. Nuk ka raste të renda. Pjesa më e madhe kanë marrë shërbime dhe kanë lënë spitalin. Nga 52 raste të trajtuara në spitalin e Traumës, aktualisht po marrin shërbim 21 qytetarë. Ministria e Shëndetësisë ka vendosur staf të përforcuar mjekësor në spitale dhe që të gjithë janë në gjendje gatishmërie për çdo emergjence”, ka deklaruar ministrja Manastirliu.

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka deklaruar se ky është tërmeti më i fortë i regjistruar në 30 vitet e fundit. /Motilokal.com