Studimi i shpendëve folezues në rrjedhën e lumit Vjosë

Studimi i shpendëve folezues në rrjedhën e lumit Vjosë

Grupi i vullnetarëve të “Shpendëve të Shqipërisë” dhe “Qendra për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri” (PPNEA) gjatë sezonit të folezimit të këtij viti, realizuan një kërkim mbi shpendët folezues në rrjedhën e lumit Vjosë.

Zonat e përzgjedhura për monitorim përfaqësohen nga zallishtet e gjera që fillojnë nga Radati e Glina në kufi me Greqinë deri përballë fshatit Anëvjosë në afërsi të fillim rrjedhës së poshtme, të cilat u arritën kryesisht nëpërmjet varkës, por edhe në rrugë tokësore në disa raste.

Image may contain: mountain, sky, ocean, outdoor, nature and water

Në fokus të këtij studimi ishin shpendët folezus të ndërvarur me habitatin në fjalë. Nga ky studim u vërtetuan si lloje folezuese dhe u hartëzuan zonat e folezimit për: (i) gjelacin symadh (Burhinus oedicnemus); (ii) vrapuesin e vogël (Charadrius dubius) dhe (iii) pulbardhën këmbëverdhë (Larus michahellis). Gjithashtu, si folezues i mundshëm u regjistrua edhe kalorësi (Himantopus himantopus).

Image may contain: bird, outdoor, water and nature

Në njoftimin e grupit të vullnetarëve të “Shpendëve të Shqipërisë” thuhet se folezimi i vrapuesit të vogël u has pothuajse në 90 % të sipërfaqeve të monitoruara, folezimi i gjelacit të madh në rreth 60 % të tyre, ndërsa folezimi i pulëbardhës këmbëverdhë vetëm në disa zona ishullore.

Image may contain: one or more people, people standing, sky, child, outdoor, nature and water

Sipas tyre ky studim, u ndërmor në kuadër të veprimtarisë së përgjithshme që grupimi i vullnetarëve të “Shpendëve të Shqipërisë” dhe PPNEA ndërmarrin në favor të ruajtjes së Zonave Kryesore të Biodiversitetit që janë në rrezik, sikurse është rasti i lumit Vjosë. Besojmë që ky kontribut, ndonëse modest i shërben kauzës.

Image may contain: one or more people, people standing, mountain, sky, cloud, outdoor and nature

“Është planifikuar që të dhënat e plota dhe të detajuara të raportohen brenda këtij viti dhe të jenë të arritshme për këdo që ka interes”, thekson “Shpendët e Shqipërisë”./Motilokal.com

Image may contain: one or more people, people standing, mountain, sky, outdoor and nature

Image may contain: one or more people, mountain, outdoor, nature and water