Ekspertët rekomandojnë pirjen e 2 deri 3 litrave ujë në ditë, për një shëndet sa më të mirë.
Mirëpo çështja është a duhet ta pimë të ftohtë apo të ngrohtë? Shumë besojnë që pirja e ujit të ftohtë mund të ketë më shumë efekte negative sesa pozitive.
Thuhet se uji i ftohtë mund të bëjë që stomaku juaj të kontraktohet, duke e bërë kështu procesin e tretjes më të vështirë, disa studiues të tjerë gjithashtu besojnë se trupi duhet të punoj më shumë nëse pini ujë në temperaturën nën 4 gradë.
Sipas një studim konsumimi i ujit të ftohtë ndikon në trashjen e mukozës së hundës, duke e bërë më të vështirë ajrin të kaloj nga hundët, ndërsa konsumimi i ujit të ngrohtë e ka efektin e kundërt, duke e bërë frymëmarrjen më të lehtë.
Po ashtu në studim specifikohet se pirja e ujit të ftohtë është e lidhur me migrenën apo dhimbjen e kokës.
Ndërsa sipas mjekësisë kineze, pirja e ujit të ftohtë me vaktet besohet se krijon një çekuilibër brenda trupit, prandaj ushqimi sipas tyre, duhet të hahet me ujë të ngrohtë. Duhet theksuar se nuk ka prova të mjaftueshme për këtë çështje.
Në studim theksohet se uji i ftohtë duket se bën shumë dëme për organizmin e njeriut. Por konsumimi i ujit të ftohta ka disa përfitime:
Balancon temperaturën pas stërvitjeve – pirja e ujit të ftohtë mund të parandaloj mbingrohjen e trupit tuaj pas stërvitjeve, po ashtu uji i ftohtë e bënë trupin më të lehtë të rikthej temperaturën normale.
Uji i ftohtë jep energji – uji i ftohtë është dëshmuar se mund t’i sigurojë trupit më shumë energji gjatë ditës, edhe pse nuk ka ndonjë studim të mirëfilltë në këtë aspekt.
Ndihmon në humbjen e kalorive – sipas disa ekspertëve, uji i ftohtë ndihmon në mirëmbajtjen e peshës, duke e rrit shpenzimin e energjisë apo kalorive./Motilokal.com


