Risitë teknologjike nuk kanë të ndalur, pas shumë shpikjeve të ndryshme vjen edhe ‘shkencëtari’ i parë robot, i pajisur me inteligjencë artificiale dhe i aftë të punojë 7 ditë në javë, 24 orë në ditë, duke kryer vetëm eksperimentet, duke zgjedhur ato më të përshtatshmet për të provuar një hipotezë të caktuar.
Testi, i publikuar në revistën ‘Nature’ nga studiues të Universitetit të Liverpulit të udhëhequr nga Andrew Cooper, u zhvillua në një laborator kimi, ku roboti zbuloi një lloj të ri të katalizës.
Roboti peshon 400 kilogramë, është i lartë 1.75 metra, mund të lëvizë dhe të punojë në një laborator standard, duke përdorur të njëjtat mjete të përdorura nga studiuesit dhe duke kryer detyra të ndryshme.
Për dallim nga njerëzit, roboti ka shumë më tepër durim dhe vetëm pushon kur mbush bateritë. Mund të ndihmojë në gjetjen e materialeve për prodhimin e energjisë së pastër ose ilaçeve të reja.
Në shembullin e parë të përshkruar në studim, roboti kreu 688 eksperimente në 8 ditë, duke punuar ndërmjet 172 dhe 192 orë, duke bërë 319 lëvizje, 6500 manipulime dhe udhëtoi për një distancë totale prej 2.17 kilometra.
Truri i tij 4 përdor një algoritëm kërkimi që i lejon atij të vlerësojë mbi 98 milionë eksperimente të mundshme, duke vendosur se cili është më i miri për të vazhduar në një tjetër, bazuar në rezultatet e një të mëparshmi./Motilokal.com


