Studim: Maskat kirurgjikale më të mira për t’u përdorur gjatë sezonit veror

Studim: Maskat kirurgjikale më të mira për t’u përdorur gjatë sezonit veror

Maska pothuajse në gjithë botën janë bërë të detyrueshme pavarësisht nxehtësisë? Për shkak të nxehtit preferohet të mbahen ato kirurgjikale në vend të modeleve N95 ose Ffp2.

Specialisti i sëmundjeve infektive dhe drejtori i klinikës së sëmundjeve infektive të Policlinico San Martino në Genova të Italisë, Matteo Bassetti, duke iu referuar rezultateve të një studimi të universiteteve të Chieti-Pescara dhe Bari të botuar së fundmi në Revistën Ndërkombëtare të Kërkimeve Mjedisore dhe Shëndeti Publik ka sugjeruar që të mbahen maskat kirurgjikale. N95, në fakt, nuk do të lejonte që nxehtësia të dalë duke rritur temperaturën e fytyrës.

Ai mbështet idenë që në këtë fazë të epidemisë me nxehtësinë dhe ngritjen e temperaturave të muajve të verës është më mirë të shmangni mbajtjen e maskave N95.

Nëse këto maska vishen si duhet, në fakt janë më efikase kundër ngjitjes (ato duhet të bllokojnë mbi 90% të grimcave hyrëse dhe dalëse, përfshirë koronavirusin), por sipas hulumtimeve nga Antonio Scarano, Francesco Inchingolo dhe Felice Lorusso përdorimi i tyre, krahasuar me atë të maskave më të thjeshta (dhe më pak mbrojtëse) kirurgjikale, rrit temperaturën e lëkurës së fytyrës.

Studiuesit përdorën skaner me infra të kuqe për matjen e temperaturës së fytyrës dhe rreth gojës në 20 persona që mbanin një maskë kirurgjikale për një orë dhe më N95 për të njëjtën periudhë kohe. Ata gjithashtu vunë re ndjesinë e lagështisë, nxehtësisë, vështirësisë në frymëmarrje dhe parehati të perceptuar me dy pajisjet e ndryshme.

Autorët e studimit thanë se është regjistruar një ndryshim domethënës në rrjedhën e nxehtësisë dhe temperaturën e rajonit perioral midis maskës kirurgjikale dhe respiratorit N95 (p <0.05).

“Kishte një ndryshim statistikisht domethënës në lagështinë e perceptuar, nxehtësinë, vështirësinë në frymëmarrje dhe shqetësimin midis grupeve. Rezultatet e studimit sugjerojnë që respiratorët N95 janë në gjendje të shkaktojnë një rritje të temperaturës së lëkurës së fytyrës, siklet më të madh dhe aderim më të vogël në krahasim me maskat kirurgjikale mjekësore”, theksoi Basseti.

Ai shtoi: “Në rrugë unë ende shoh shumë njerëz me N95 sepse ata mendojnë se janë më të mira.”

Wired bëri thirrje që të përdorni maska kirurgjikale kur është e nevojshme./Motilokal.com