Bëni gati rrobat e gjata – këto janë temperaturat për fundjavë në Kosovë

Bëni gati rrobat e gjata – këto janë temperaturat për fundjavë në Kosovë

Tashmë stina e nxehtë do të largohet për t’i lënë vendin vjeshtës, temperaturave të ulëta dhe shirave.

Moti në Kosovë do të mbajë me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të jenë tipike vjeshtore, ato do të lëvizin ndërmjet 3-6 °C. Për ditën e sotme temperaturat do të lëvizin nga 10 deri në 17 °C. Era do të fryjë 5 m/s në drejtim veri-verilindje.

Të shtunën do të mbajë mot i kthjellë me diell por me temperatura të ulëta të cilat pritet të lëvizin prej 6 deri në 19 °C. E diela do të jetë me mot të vranët dhe reshje shiu, ku temperaturat parashihet të lëvizin nga 15 deri në 23 °C./Motilokal.com